Invest Agency LLC

Garibaldi 23/4, 10000 Prishtinë, Kosovo

INVEST Real Estate është agjencion shumë profesional dhe dinamik në lëmin e patundshmërive në tregun e Kosovës. Ne e themeluam këtë kompani duke parë mungesën e një shërbimi cilësor në tregun e patundshmërive. Agjentët tonë shquhen për qasjen serioze dhe për ndjeshmerinë ndaj klientit në momentin e shitjes apo blerjes së një prone. Çdo pronë që trajtohet nga agjencioni ynë merr vëmendjen e duhur dhe pronari informohet për të gjitha zhvillimet, duke filluar nga moment i kontaktit të parë e deri në finalizimin e shitjes. Agjentët tanë kujdesen qe i gjithë procesi i shitjes të kaloj lehtësisht dhe pronari të marr vlerën maksimale për pronën e vetë. Blerësit që shoqërohen nga agjentët tanë sigurohen të marrin prona të zgjedhura që vlejnë më shumë se parat e tyre dhe që posedojnë të gjithë parametrat e një shtëpie moderne dhe të rehatshme. Çdo industri kërkon ekspertin e vetë dhe një ekspert i mire për patundshmëri ndihmon blerësin të bëj zgjedhjen e duhur për buxhetin që ka, pa bërë kompromise me cilësinë e pronës. Qiraja është kthyer në një mënyrë të mirë investimi për këdo që ka një shtëpi, apo banesë të dytë, si dhe lokale afariste. Sekreti është gjetja e klientëve që paguajnë rregullisht, mbajnë pronën në gjendje të mirë dhe qendrojnë për një periudhë të gjatë, dhe për këtë sigurohet INVEST Real Estate. Klientët tanë janë të përzgjedhur dhe në shumicën absolute të rasteve respektojnë kushtetë e kontratës të rënë dakord në momentin e dhënies së pronës me qira. Puna me INVEST Real Estate është një eksperincë e pabesueshme në kushtet e një tregu kaotik dhe sherbimi inferior. Klientët tanë gjer më tani kanë dhënë referenca pozitive dhe zgjedhin të bëjnë biznes me ne vazhdimisht ,duke na konfirmuar rrugën që kemi zgjedhur: shërbim të shkëlqyeshëm, profesionalizëm dhe mbeshtetjen e vazhdueshme të atyre që na besojnë.