Tirana është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Shqipërisë. Ajo ka një histori shumë të vjetër, që daton që nga epoka paleolitike, e cila daton 10.000 deri 30.000 vjet më parë. Vendbanimet më të vjetra janë gjetur në afërsi të malit të Dajtit dhe shpellës së Pëllumbasit. Tirana dhe rrethinat e saj janë të mbushura me toponimet ilire. Ilirët e quajtën vendbanimin Tërana.
Por vetë qyteti është i ri, më shumë se 400 vjeçar. Ajo u themelua në vitin 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini një zotërin feudal i asaj kohe nga ky rajon. Vendodhja e saj gjeografike, e vendosur në mes të maleve dhe detit, në zemër të Shqipërisë, e bënin këtë qytet më atraktiv për të gjithë njerëzit, duke i inkurajuar ata të zhvendoseshin në Tiranë.